Pjestari i FSK-së që dyshohet se keqpërdori vajzën, ja çka thotë Ministria e Mbrojtjes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pjestari i FSK-së që dyshohet se keqpërdori vajzën, ja çka thotë Ministria e Mbrojtjes

22:21 | 08 Shkurt 2019

Ministria e Mbrojtjes distancohet nga rasti i pjesëtarit të FSK-së që dyshohet për keqpërdorim

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar në lidhje me dyshimet e rastit të një ish-pjesëtar të FSK-së ka keqpërdorur një vajzë në Gjilan.

Ai ka thënë se një rast i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm dhe i patolerueshëm.

Ramadani shtoi se deri te vendimi gjyqësor do të merren të gjitha masat ligjore.

Ja postimi i plotë:

Me indinjim dhe keqardhje mësova mbi dyshimet që një pjesëtar i FSK-së ka kryer veprën penale keqpërdorim.

Kjo është e papranueshme, e dënueshme dhe e patolerueshme.

Ky rast i dyshuar nuk përfaqëson shpirtin dhe integritetin e Forcës sonë!

Shpreh keqardhjen më të thellë për të dëmtuarën dhe familjen.

Gjithçka mbetet në dorën e drejtësisë dhe, në rast të vërtetimit të dyshimeve, inkurajoj gjyqësorin të ndërmerr veprimet më meritore në ndëshkim.

Deri në vendimin gjyqësor, të gjitha masat ligjore do të zbatohen.

Komento: