Pjetër Shalës i vazhdohet paraburgimi, Specialja ia refuzon kërkesën për lirim

12:00 | 25 Qershor 2021

Gjykata Speciale, konkretisht gjykatësi i Procedurës Paraprake ia ka refuzuar Pjetër Shalës kërkesën për lirim nga paraburgimi.

Pjetër Shala, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim në Hagë, shkruan lajmi.

Kjo pasi që Gjykata Speciale ia ka refuzuar atij kërkesën për lirim të përkohshëm.

Me këtë rast, Gjykatësi ka urdhëruar mbrojtjen e Shalës që të dërgojë parashtresa deri më 23 korrik për rishiqimin e radhës së arsyeve për mbajtjen në paraburgim.

Urdhrin e njëjtë, Gjykata ia ka dhënë edhe prokurorisë.

Ndërkaq mbrëmë, Specialja njoftoi se paraburgimi i është vazhduar edhe Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit.

Komento: