PK: Armët, municioni dhe uniformat në Zubin Potok ishin fshehur në një kotec pule

20:38 | 03 December 2024
pk:-armet,-municioni-dhe-uniformat-ne-zubin-potok-ishin-fshehur-ne-nje-kotec-pule

Armët, municioni dhe uniformat që u kapën në Zubin Potok, ishin të fshehura në një kotec pule, nën kashtë.

Kjo u bë e ditur në një komunikatë të policisë, përcjell Klankosova.tv.

“Pas verifikimit të informacionit njësite policore kanë kryer kontrollin në objekte ndihmëse ku në një kotec pule, të fshehura nën kashtë dhe në disa fuçi (bure) të mbushura me drithëra u zbuluan disa qese me armë, municion, antiplumb dhe pajisje të tjera ushtarake, të cilat janë sekuestruar si dëshmi dhe prova materiale, e që janë si në vijim: Një armë AK-47 e demontuar. Shtatë karikatorë për AK-47 me nga 30 fishekë, 12 fishekë dhe të zbrazët. Pjesë të ndryshme për armë me një kuti plastike.  Municion të kalibrave të ndryshëm. Një helmetë ushtarake. Dhjetë rripa për uniforma ushtarake. Një kapelë ushtarake. Dy çantë ushtarake. Një shall kamuflazhi për snajper. Një këllëf ushtarak për karikator të armës së gjatë. Disa jelekë taktikë ushtarakë, prodhim kinez. Disa uniforma, xhaketa, këmisha, pantallona, rripa dhe kapela ushtarake me emblema e mbishkrime të llojeve të ndryshme, përfshirë ato ruse etj”.

Lidhur me aksionin njoftoi më herët edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ku tha se përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-së dhe asaj britanike.

“Ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera”, deklaroi tutje ai.

Komento: