Plaҫkitje në një market në Prishtinë, dalin detaje rreth rastit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Plaҫkitje në një market në Prishtinë, dalin detaje rreth rastit

22:40 | 30 Dhjetor 2018

Ka ndodhur grabitje në një market në Prishtinë.

Në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë rreth orës 21:30, në një market ka ndodhur një grabitje.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një grabitje e cila ka ndodhur në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas saj, Policia është duke u marrë me këtë rast.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin”, deklaroi Ahmeti.

Ndryshe pak orë më parë një grabitje ishte regjistruar në një bankë në Fushë Kosovë.

Komento: