Plaçkitësi në Istog ishte i njohur edhe për policinë gjermane – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Plaçkitësi në Istog ishte i njohur edhe për policinë gjermane

18:34 | 27 Dhjetor 2018

Grabitësi që mbeti pa shenja jete sot në Istog ishte rikthyer nga Gjermania para tri vitesh, ku kishte vuajtur një dënim prej 17 vitesh prapa grilave.

Prokurorja e rastit Sahide Gashi ka thënë se dorasi është nga fshati Shushicë e Istogut dhe dyshohet se ka të kaluar krim inale në Gjermani, raporton Kallxo. com.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje për ngjarjen e cila ndodhi sot në Istog, ku mbetën pa shenja jete një person dhe një zyrtar i Policisë së Kosovës.

“Sipas prokurores kujdestare, e cila është në vendin e ngjarjes, dyshohet se cak i grabitjes ka qenë një bankë në qendër të Istogut. Një zyrtar policor ka hasur në njërin nga grabitësit, ku i dyshuari K.M. ka shtënë në drejtim të zyrtarit policor I.D., ku si pasojë e plagëve zyrtari policor ka ndërruar jetë”, ka thënë Nikçi.

Komento: