Plaçkitet një barnatore në Prishtinë

12:48 | 09 December 2019

Hajnat po vazhdojnë të jenë aktiv në kryeqytet.

Një barnatore në Prishtinë është plaçkitur dje.

Një punonjëse ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke punuar në vendin e punës në barnatore, aty ka hyrë një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur, i cili nën kërcënim të ar mës ka arritur t’i grabisë para të gatshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, njofton Policia e Kosovës.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e punës në barnatore, aty ka hyrë një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur, i cili nën kërcënim të ar mës ka arritur t’i grabisë para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”.

Komento: