Plaçkitja e bankës, policia jep detaje të reja

16:10 | 05 Shkurt 2019

Një grabitje e madhe ka ndodhur para pak çastesh në dalje të Prishtinës.

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje pas grabitjes së bankës “TEB”.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se rreth orës 15:00 është grabitur nën kërcënimin e armëve filiali i bankës “TEB”, në Çagllavicë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore”, thuhet më tutje në njoftimin e Policisë.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga katër persona të dyshuar dhe të armatosur.

Policia ka bërë të ditur se ka arritur që të bëj identifikimin e veturës së grabitësve.

“Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë e cila është identifikuar nga ana e policisë”, thuhet më tutje në njoftim.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre.

Komento: