Plaçkitja e kishës në Llapushnik, publikohen pamje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Plaçkitja e kishës në Llapushnik, publikohen pamje

21:24 | 16 Shkurt 2019

Publikohen pamje nga plaçkitja në Llapushnik.

Vjedhjet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur në fshatin Llapushnik gjatë ditëve të fundit, kanë prekur edhe kishën katolike, “Shën Abrahami”, e cila është thyer dhe plaçkitur.

Përveç grabitjes së kishës, gjatë ditës së djeshme, tre shtëpi të këtij fshati janë plaçkitur, ku kryesisht janë vjedhur kafshë.

Për plaçkitjen e kishës ka treguar edhe Ismet Sopi, i cili këtë veprim e ka quajtur akt vandal dhe barbar.

“Është thyer dhe plaçkitur Kisha Shën Abrahami në Llapushnik. Këto janë fotot e para nga vendi i ngjarjes, kurse të tjerat do të paraqiten pas ekzaminimit policor. Në lagje janë plaçkitur edhe disa shtëpi. Hetimi detaj policor do ndriçojë nëse është thjeshtë një plaçkitje ordinere apo fshihet diçka më tepër rreth kësaj ngjarjeje të shëmtuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Komento: