Privohet një i ri nga Kosova gjatë një plaçkitjeje në një kazino në Shkup.
Në një kazino të Shkupit, gjatë mëngjesit të sotëm ka ndodhur një plaçkitje ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën.
Siç bën me dije Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njëri nga të privuarit nga jeta është një 22 vjeçar nga Kosova.
“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armmatosur kanë hynë në kazino në rr. ‘Magjistralja e Adriatikut’ në Shkup dhe kanë filluar të qëëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H. (22) nga Kosova, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit, B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është godditur në kokë me kondak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme maqedonase.
Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhjen e rastit.