Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Veri të Kosovës.
Një plaçkitje e armatosur ka ndodhur në komunën e Leposaviqit në Veri të vendit, ku pas të shtëna me armë zjarri ka edhe të plagosur, shkruan Gazeta Metro.
Disa personat të armatosur dhe të maskuar i kanë zënë udhën automjetit të kompanisë që bën transportin e parave ‘Henderson’, ku edhe kanë plaçkitur atë dhe kanë marrë parat.
Sasia e të hollave që është vjedhur nuk dihet akoma, por tre persona nga kompania ‘Henderson’ kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për në spital pas shkëmbimit me armë zjarri.
Tri vetura janë djegur, një e kompanisë dhe dy tjera të plaçkitësve me të cilat kishin zënë rrugën për të kryer plaçkitjen.
Plaçkitësit kanë ikur në drejtim të Kapaonikut, vend ky që është në territorin e Serbisë.
Kujtojmë se kjo është hera e tretë që vidhen parat derisa sa kompania ‘Henderson’ transporton ato nga Serbia për në Kosovë.
Plaçkitja ka qenë aq e perfeksionuar sa që plaçkitësit me dy kombi të bardhë janë larguar në drejtim të Serbisë duke kaluar kufirin përmes rrugëve ilegale.