Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës në Komunën e Pejës.
Nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Treboviq të Pejës janë plagosur dy persona, një burrë dhe një grua. Për këtë rast policia ka prangosur burrin 55 vjeçar me inicialet B.K.
Të plagosurit sipas ekipit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetën. Ar ma me të cilën është kryer vepra është konfiskuar.
“Menjëherë njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe është prangosur personi i dyshuar:
• B. K. lindur me 1964 m/k/sh
Si pasojë e të shtënave me ar më zjarri nga i dyshuari, janë plagosur 2 (dy) persona, njëri i gjinisë femërore.
Personat e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Ar ma (pistoleta) me të cilën dyshohet se është kryer vepra, është konfiskuar nga njësitet përkatëse policore të DRP-Pejë.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48- orë”, tha policia.