
Sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, policia ka pranuar informatën për një plagosje me armë zjarri në një diskotekë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informatat fillestare, dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor,” thuhet në njoftim.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorin e Shtetit po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.