Plagoset me armë zjarri një grua në Prizren

11:01 | 19 Korrik 2022

Një grua ka pranuar trajtim mjekësor pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Rasti ka ndodhur në Prizren.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i gjnisë mashkullore dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/Prizren 18.07.2022-05:30.Raportohet se në spitalin rajonal ështe dërguar viktima femer kosovare, e cila dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është arrestuar nje mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komento: