Plagoset me armë zjarri një person te lumi Ibër

12:22 | 13 Qershor 2021

Plagoset me armë zjarri një person derisa peshkonte në lumin Ibër.

Një person është plagosur me armë zjarri në Mitrovicë dhe ndodhet në spital.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30, afër Kërshit të Dudës, krejt afër vijës që ndanë komunën e Mitrovicës së jugut dhe veriut, ndërsa viktima ishte duke peshkuar në lumin Ibër.

Deri tash nuk dihen rrethanat e plota, autori dhe as motivi i kësaj ngjarje.

Derisa zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut ka thënë se ngjarja ka ndodhur në jug dhe nuk dëshiron të ndërhyjë në përgjegjësitë e zonës së jugut, kolegu i tij nga jugu e ka thënë të kundërtën.

Komento: