Plagoset një 27 vjeçar në Prishtinë

09:01 | 13 Shkurt 2019

Një përleshje ka ndodhur dje në Prishtinë.

Një person është plagosur dje në Prishtinë, nga persona të panjohur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk janë identifikuar nga Policia.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje pasdite, rreth orës 16:00, në rrugën “Ali Kelmendi”, në Prishtinë, një person pas një mosmarrëveshje me disa persona tjerë të panjohur ka shtënë më armë zjarri dhe e ka plagosur njërin prej tyre në pjesën e këmbës dhe pastaj është larguar në drejtim të pa njohur.

Viktima nga njësiti i i emergjencës është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe po punohet në identifikimin e personave të dyshuar.

Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

Komento: