Gruaja plagoset nga një plumb qorr në Prizren.
Gjatë ditës së sotme një grua në Prizren është plagosur nga një plumb qorr.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit, Faton Alija, i cili ka shtuar se viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 tek tregu Fatoni në dalje të Prizrenit. Një plumb qorr e ka goditur xhamin e parë të automjetit dhe nga kjo është lënduar një grua”.
“Lëndimin e ka në pjesën e këmbës. Është trajtuar në emergjencën e spitalit të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë”.
“Njësitë relevantë kanë dalë në vendngjarje dhe në terren në mënyrë që të mund ta identifikojnë të dyshuarin se nga ku është shkrepur arma”.