Dërgohet në Spitalin e Pejës i plagosuri në Klinë, arrestohet i dyshuari.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar plagosjen e një personi në qytetin e Klinës.
Vik.tima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Kurse i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 21:00 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Vik.tima me autoambulacë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha Rugova.