Plagoset një person në Pejë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

11:56 | 11 Janar 2026
Plagoset një person në Pejë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Një plagosje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Adem Jashari” në Pejë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, kur policia është njoftuar për incidetin.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar ngjarjen   duke bërë të ditur se reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm.

“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugen “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Personi i plagosur është dërguar fillimisht në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është transferuar në QKUK, Prishtinë”, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Policia ka njoftuar se hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim. Për momentin nuk janë dhënë detaje mbi motivin e sulmit, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme. /Telegrafi/

Komento: