
Sot rreth orës 13:40 ka ndodhur një plagosje në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ”Haxhi Zeka”, raporton FrontOnline.
Rastin për Front Online e ka konifrmuar edhe zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person”, ka thënë Ahmeti.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.