Plagoset një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari – të tjerët janë në arrati

23:33 | 27 Gusht 2024

Gjuajtje me armë zjarri ka pasur sonte në afërsi të një hoteli në Prishtinë. Për pasojë i plagosur në këmbë ka mbetur personi E.B., 49-vjeç, mëson Gazeta Express.

Lidhur me rastin është arrestuar personi S.A., 60-vjeç, i dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje.

Sipas burimeve të Expressit i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetë, teksa dyshohet se ka edhe persona tjerë të përfshirë në këtë rast që janë në arrati.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Komento: