Plagoset një ushtar ukrainas, thyhet marrëveshja e armëpushimit
Një ushtar ukrainas është plagosur pasi që Kievi zyrtar thotë se separatistët pro-rusë kanë hapur zjarr duke thyer kështu marrëveshjen e armëpushimit.
Ushtria ukrainase ka thënë se ka regjistruar 60 shkelje të armëpushimit nga separatistët pro-rusë gjatë 24 orëve të fundit, me një ushtar të plagosur, shkruan Al Jazeera.
Në një raport, ushtria tha se separatistët hapën zjarr në më shumë se 10 vendbanime, duke përdorur artileri të rëndë.
Situata vazhdon të jetë e tensionuar në kufirin Rusi – Ukrainë, teksa SHBA-të kanë thënë se Rusia mund ta sulmojë “pa paralajmërim” Ukrainën.