Është vetë-dorëzuar i dyshuari për plagosjen e një personi në Tregun e Veturave në Prishtinë.
Një person mëngjesin sotëm është plagosur në Tregun e Veturave në Prishtinë.
Një person është plagosur sot në Tregun e Veturave.
I dyshuari për kryerjen e këtij akti është vetë-dorëzuar në polici gjatë mesditës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:00, i dyshuari për plagosjen me mjet zjarri të një personi në Tregun e Veturave është vetë-dorëzuar sot në polici. Rasti është iniciuar si “tentim privimi”, dhe Policia është duke i ndërmarrë të gjitha masat e duhura”, ka treguar Ahmeti.
Viktima është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), përderisa nga Qendra e Emergjencës kanë bërë të ditur se viktima me të arritur në QKUK i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.