Plagosja e gruas në Prizren, dalin detaje të reja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Plagosja e gruas në Prizren, dalin detaje të reja

00:00 | 12 Gusht 2022

Në Prizren është plagosur një grua.

Një grua teksa po ecte me makinë është plagosur nga një plumb qorr në tek tregu “Fatoni” në Prizren.
Rastin që ndodhi pasditen e së enjtes e ka konfirmuar edhe policia.

Bëhet e ditur se gruaja është rreth të 30-ve dhe se lëndime kishte marrë në gju.

Sipas dëshmitarëve, gruaja kishte dalë jashtë veturës e më pas kishte parë se ishte plagosur në gju.

Ajo është trajtuar në emergjencën e spitalit të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa ende nuk dihet se nga ka mundur të vinte plumbi.

Ndërsa sot Policia e Kosovës ka njoftuar se po në Prizren ka arrestuar dy persona të cilët kishin shtënë në ajër gjatë një ahengu familjar.

Komento: