Plagosja e policëve në Skenderaj, reagon Sveçla

21:14 | 03 Korrik 2022

Mbrëmë ka ndodhur një gjuajte me armë në Skenderaj,

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, të dielën e ka dënuar plagosjen e dy policëve në Skenderaj, ku i dyshuar është Nuredin Lushtaku, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se “policët duhet të jenë të paprekshëm dhe të papenguar”.

“Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e republikës”, ka shkruar ai.

Ai i ka uruar dy policëve të plagosur shërbim të shpejtë. “Do t’i vizitoj nga afër sapo të kthehem nga udhëtimi zyrtar në Bruksel”.

Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se po ashtu se nuk ka asgjë që mund t’i zmbraps ata dhe kolegët e tyre nga misioni që ia jep detyra e vullneti.

“Unë, por dhe të gjithë qytetarët presim që organet e drejtësisë të marrim masa, sipas ligjeve në fuqi dhe paekuivoke për sulmuesit”, mbaron postimi i tij.

Të dielën për këtë rast është arrestuar Nuredin Lushtaku, më pas është liruar.

Komento: