Plagosja në Fushë Kosovë, vihet në pranga 39 vjeçari

19:08 | 29 Janar 2022

Është vënë në pranga një 39 vjeçar.

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar 39-vjeçarin me inicialet Sh. Gj., shtetas i Republikës së Kosovës, pasi është i dyshuari për plagosjen e një personi në Fushë Kosovë në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Pas arrestimit të njëjtin policia e ka paraqitur para gjykatës kompetente me ç’rast i është shqiptuar masa e sigurisë me paraburgim prej 30 ditësh.

Aktualisht ndaj tij dyshimet janë ngritur për veprat “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Plagosja me armë zjarri kishte ndodhur më 13 nëntor rreth orës 09:30 në rrugën “Nënë Tereza ” në Fushë Kosovë.

Komento: