
Një person është plagosur mbrëmë rreth orës 22:00, në rrugën “Sheshi i Arbrit” në lagjen Kolovicë në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth ngjarës në fjalë.
“VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Sheshi i Arbrit, Prishtinë. 15.08.2026 – 22:00. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku njësiti policor në vendin e ngjarjes kanë hasur viktimën m/k, i cili ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin janë identifikuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.