Ka ndodhur një plagosje në Mitrovicë.
Nga të shtënat me mjet zjarr që ndodhën sot në Mitrovicë është plagosur një person.
I njëjti ka marrë plagë në të dyja këmbët në zonën mbi gju.
Këtë e ka konfirmuar zyrtarja për Komunikim me Media dhe Publikun në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.
Ajo ka thënë se sipas informatave që ka në njërën këmbë ka pasë hyrje dhe dalje të plumbit derisa në këmbën tjetër ka pasë vetëm hyrje të plumbit.
Mustafa-Hakaj ka konfirmuar për Klan Kosovën se i plagosuri ka qenë me vetëdije kur ka arritur në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Mitrovicës ku edhe e ka marrë ndihmën e parë.
E njëjta ka thënë se i plagosuri është dërguar me ndihmë të shpejtë në QKUK ku është dorëzuar në Emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.