Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

17:41 | 10 September 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë. Një person është plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri.

Policia e Kosovës ka dhënë versionin e saj përkitazi me ngjarjen.

Si pasojë e këtij incidenti, sipas policisë, një person është plagosur, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka zbuluar identitetin e personit të dyshuar dhe pas një pune intensive operativo-hetimore është prangosur një person i dyshuar dhe është në kërkim të dy personave të tjerë të involvuar në këtë rast, identiteti i të cilëve është i njohur për Policinë, po ashtu edhe personi i plagosur i cili është në Spital, konsiderohet të jetë i dyshuar.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit.

Komento: