Plagosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë

11:08 | 22 November 2024
plagosja-ne-vranjevc,-policia-tregon-cka-gjeti-ne-vendngjarje-–-te-plagosurve-qe-po-trajtohen-ne-qkuk-u-caktohet-masa-e-ndalimit-per-48-ore

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se i plagosi dy të tjerë.

Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gëzhoja dhe një veturë me targa vendore, si dhe në një lokacion tjetër është gjetur dhe është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore e cila ishte e goditur nga predhat.

Në raport thuhet se të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK dhe se të njëjtit më pas janë cilësuar si të dyshuar për të cilët prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe janë duke u siguruar nga zyrtarët policorë, raporton Express.

“Prishtinë 21.11.2024-15:57. Raportohet se për motive të panjohura, i dyshuari mashkull kosovar, me armë zjarri, ka plagosur dy meshkuj kosovarë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gëzhoja dhe një veturë me targa vendore, po ashtu në një lokacion tjetër është gjetur dhe është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore e cila ishte e goditur nga predhat. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një personi, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri revole CZ. Të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK dhe të njëjtit më pas janë cilësuar si të dyshuar për të cilët prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe janë duke u siguruar nga zyrtarët policorë”, thuhet në raport.

Komento: