
Një person është plagosur sot në Vushtrri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Zahiti bëri të ditur se një person i dyshuar është në kërkim, ndërsa katër persona të tjerë janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në ngjarje.
“Rrjedha hetimore po zhvillohet në koordinim me Prokurorin kompetent”, deklaroi Zahiti.