Xhemajl Kurti, plaku nga fshati Abri, tash e 50 vite e ruan me nostalgji flamurin Kuq e Zi. Ai këtë flamur e ka që nga viti 1968.
Këtë flamur plaku 84 vjeçar e quan “Flamuri i Fazli Graiçevcit” dhe e ruan me shumë dashuri.
Edhe pse në moshë të shtyer e në kushte të rënda ekonomike, kujtesa e Kurtit është e freskët. Ai mbanë mend shumë kujtimet nga e kaluar e vështirë e popullit shqiptar që kishin ndër shekuj.