Plamer, po gjen kohë të i vizitojë vendet e ndryshme në vendin tonë.
I dërguari i posaçëm i Trumpit, Matthew Palmer, po qëndron në Kosovë.
Ai sot ka vizituar qytetin e Gjakovës, ku është interesuar për historinë e kësaj komune, për historinë e Kosovës dhe të tashmen, shkruan lajmi.net.
Palmer aty është takuar me kryetarin e komunës, Ardian Gjini, ndërkaq që ky i fundit për vizitën ka shkruajtur në Facebook.
Postimi i plotë:
E pata kënaqësinë e veçantë ta pres në Gjakovë Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Matheë Palmer së bashku me Zv. Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Nick Giacobbe.
Bisedë e përzemërt me miq të përzemërt, për Gjakovën dhe Kosovën, për të kaluarën, të Tashmen dhe të ardhmen!