Planfikimi i Qeverisë për ndryshimin e tetë ligjeve me efekt në rimëkëmbjen ekonomike

08:49 | 17 Korrik 2020

Qeveria planifikon ndryshimin e tetë ligjeve me efekt në rimëkëmbjen ekonomike.

Tetë ligje është paraparë të ndryshohen me Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID 19, i cili të mërkurën e kësaj jave ka dalë në konsultim publik.

Me ndryshimet e iniciuara nga Ministria e Financave është paraparë që Fondi Kosovar për Garanci Kreditore të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës deri në 80 %, tërheqja e 10 për qind të kursimeve pensionale, aplikimi i normës së reduktuar të TVSH-së në 8 % edhe për furnizimet e hoteleve, restoranteve dhe shërbimet e ushqimit, lejimi që mjetet e AKP-së të mund të përdoren për të gjitha kategoritë e shpenzimeve me qëllim të realizimit të rimëkëmbjes ekonomike, shtyrja e afatit të pagesës së tatimeve deri në dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, si dhe për mospagesën e deklaratës tatimore të ndikuar për shkak të pandemisë për vitin 2020 dhe 2021 të mos shqiptohet ndonjë ndëshkim, shkruan KOHA.

Qëllimi i këtij ligji, për të cilin komentet nga palët e interesuara do të pranohen deri më 19 korrik, thuhet se është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Republikës së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Sipas analistit të politikave në Institutin GAP, Berat Thaqi, në këtë Projektligj nuk janë përfshirë disa masa të programit të Qeverisë.

Komento: