Plani i Leonardos për të nënshkruar me lojtarin e Chelseas – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Plani i Leonardos për të nënshkruar me lojtarin e Chelseas

12:38 | 31 Janar 2019

Në një nga shtyllat e ekipit të Gennaro Gattuso këtë sezon ka qenë edhe lojtari i huazuar nga Chelsea, Bakayoko.

Pas një fillimi të komplikuar, Bakayoko ka kapërcyer vështirësitë dhe po kërkon të qëndrojë në San Siro përtej sezonit në vazhdim.

Por e ardhmja e tij në klub nuk është ende e sigurt.

Francezi u bashkua me Milan në huazim nga Chelsea verën e kaluar dhe kështu është ende në pronësi të klubit me qendër në Londër.

Sipas Tuttosport, për disa javë, drejtorët e Milanit kanë menduar për blerjen e lojtarit me të drejta të plota.
Rossonerët kanë paguar 5 milionë euro për huazimin, por do të duhet një tjetër rreth 35 milionë euro për të huazuar transferuar plotësisht lojtarin.

Por, këtë shumë Leonardo synon ta ulë, pasi që po kisniderohet si e lartë.

Përveç reduktimit të kostos së transferimit (marrëdhëniet me Chelsean janë të shkëlqyera pas marrëveshjes Higuain), Bakayoko gjithashtu do të duhet të ulë pagën e tij prej 7 milionë në vit.

Qëllimi është të arrijmë 4 milionë plus bonuse, të cilat do të përfshihen në parametrat e Milanit.

Palët duan të gjejnë një marrëveshje para verës. /ORAinfo/

Komento: