Plani i Macron për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

09:31 | 18 Korrik 2019

Vizita e presidentit francez, Emanuel Macron në Beograd e ka qartësuar interesin e Francës për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Emmanuel Macron ka një plan për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi.

Kështu shkruajnë sot mediat serbe duke iu referuar burimeve diplomatike në Paris.

Sipas burimeve jozyrtare të “Blicit” serb, presidenti Macron e ka informuar homologun e tij në Beograd, Aleksander Vuçiq për planin e tij për zgjidhjen e problemit mes Kosovës e Serbisë.

Plani i Francës në këtë rrafsh është të luajë një rol shumë aktiv në bisedimet dhe marrëveshjen finale me Serbinë, shkruan lajmi. net.

“Franca dëshiron të luajë një rol kyç në zgjidhjen e problemit mes Prishtinës dhe Beogradit, mirëpo për shkak të detyrimeve dhe punëve të shumta, nuk mund të merret me këtë çështje në baza ditore. Franca po ashtu pretendon të gjejë një njeri të besuaeshëm i cili do të jetë në krye të këtij misioni në Ballkanin përendimor”, thonë këto burime.

Sipas këtyre raportimeve, ky njeri pritet të dërgohet nga presidenti frances, Emanuel Macron, dhe se përmes tij pritet të shtrihet ndikimi francez në këtë reegjon.

Roli i Francës dhe i BE-së në këtë rast, sipas mediave serbe do të zbrapsë rolin e SHBA-ve në këtë proces, dhe se Ëashingtoni në këtë rast e respekton udhëheqjen e Bashkimit Evropian për gjetjen e marrëveshjes.

Komento: