Plani i madh i Rangnick te Milani

21:11 | 12 May 2020

Rangnick planifikon transformimin e Milanit.

Bild raporton se Ralf Rangnick është duke mësuar gjuhën italiane, pasi ka arritur marrëveshje bazike me Milanin dhe planifikon t’i bëjë disa ndryshime në klub.

Trajneri aktual i Rasenball Sport Leipzig është në bisedime me Rossonerët, derisa pritet që të zëvendësojë Stefano Piolin me të përfunduar ky edicion.

“Bisedimet ishin suspenduar gjatë kohës kur shpërtheu coronavirusi, por para asaj situatë, Milani ishte shumë i interesuar në te dhe tani kanë rifilluar bisedimet”, raporton Bild, që citohet nga MilanNews.it.

“Rangnick e njeh prej kohësh Ivan Gazidis, andaj bisedimet ishin shumë miqësore dhe të hapura. Sipas informatave që kemi, Rangnick ka kontaktuar klubin që të bisedojnë rreth idejave. Marrëveshja mund të arrihet brena javëve”.

“Ishte shumë e qartë se Rangnick dëshiron të ushtroj ndikimin e tij në klub dhe dëshiron t’i ketë duart e lira në transferime”, bëhet e ditur më tej nga gazeta gjermane.

Leipzig është i gatshëm që të lë trajnerin të largohet, derisa Rangnick po mëson gjuhën italiane në kursin tre herë në javë.

Komento: