“Plani i politikës ishte të më ndalnin, por Zoti kishte plane të tjera për mua”, Noizy paralajmëron koncert madhështor më 21 gusht

21:55 | 18 Gusht 2024

Rap-artisti i njohur shqiptar, Noizy, ka paralajmëruar ndjekësit për një koncert më 21 gusht.

Ai tregon se ky koncert do të jetë i veçantë me shumë surpriza dhe se do të mbahet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Në njoftim, Rigels Rajku (emri i vërtetë) thekson se asgjë nuk mund të ndalë kur është i drejtë dhe në rrugën e Zotit.

“Plani politikës ishte të më ndalnin suksesin dhe punën që unë di të bëj më së miri ‘Muzikën&Koncertet’, mirëpo Zoti kishte plane të tjera për mua”, u shpreh ai.

Themeluesi i OTR shtoi: “Dhe ja ku jemi këtu duke ju vërtetuar se asgjë nuk mund të na ndalë kur jemi në të drejtën tonë dhe në rrugë të Zotit”.

Ai u lirua nga paraburgimi pak ditë më parë duke ofruar garanci pasurore në vlerë 50 mijë euro.

Nga ana tjetër, DJ i tij Crax po vazhdon akoma të jetë në paraburgim.

Komento: