
Hajnat vjedhin shtëpinë e kryetarit të AKK-së.
Është plaçkitur shtëpia e kryetarit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook, ku tha se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur disa gjëra me vlerë.
Ai madje edhe ka publikuar disa imazhe se në çfarë gjendje e kanë lënë shtëpinë hajdutët pas vjedhjes.
Postimi i plotë:
Sot, më paskan hi hajnat në shtëpi. Një televizor e paskan zhdukë, një lloptop, dhe 2 karikator të armës.
Kështu e konstatuam bashkë me policinë dhe ekipen e forenzikës.
Një falenderim të veçant për Policinë e Kosovës dhe për punën e tyre profesionale.
