Plas sherri në një familje në Malishevë: Vjehrra s’e lë nusen të gatuaj në shporet të rrymës, e dëbon nga shtëpia

13:31 | 11 December 2022

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë.

Për një rast të tillë që ka ndodhur në Malishevë është vënë në dijeni edhe Prokuroria.

Si në shumë konflikte tjera, në këtë rast janë përfshirë vjehrra dhe nusja të cilat jetojnë në një shtëpi të përbashkët.

Sinjali mëson se motivi për zënkën mes tyre është banal, pasi që mollë sherri është bërë përgatitja e ushqimit në shportin e rrymës.

Bazuar në dëshminë e nuses, vjehrra e saj nuk e kishte lejuar atë që të përgatis bukën në shporetin e rrymës, duke i thënë që ta përdor shporetin i cili ndizet me dru.

Sipas saj, ani pse ajo tentoi të përgatis ushqimin në shportin me dru, sërish u pengua nga vjehrra e saj dhe më pas situata kishte eskaluar në ofendime e fyerje mes njëra-tjetrës.

Komento: