Plasë granata e dorës, humb jetën një fëmijë dhe lëndohet rëndë motra e tij

17:29 | 05 Prill 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë të të Shqipërisë.

Një fëmijë i mitur ka ndërrruar jetë në Bulqizë të Shqipërisë dhe një tjetër është në gjendje të rëndë, pas shpërthimit të një granate dore.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur teksa dy fëmijët po luanin në afërsi të shtëpisë, ku kanë gjetur një granatë luftarake, e cila ka shpërthyer.

Si pasojë ka humbur jetën një nga fëmijët 10 vjeç dhe është plagosur rëndë motra e tij 8 vjeçe, raporton Tch.

Komento: