Rossonerët siç duket nuk janë pajtuar me humbjen e sotme dhe ka pasur debate pas ndeshje mes futbollistëve.
Milani është mposhtur nga Interi me rezultat 2-3 në ndeshjen e xhiros së 28-të të Serie A.
Por më e keqja ka ndodhur në stolin e skuadrës kuq e zi, shkruan IndeksOnline.
Kessie u zëvendësua nga Conti në minutën e 69-të të ndeshjes dhe ka qenë i nervozuar me këtë vendim të Gatusos.
Ai reagoi rëndë derisa po zëvendësohej dhe është qortuar me fjalë nga Biglia i cili i ka thënë se duhet të ketë respekt për shokët.
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Kessies i cili ka filluar përleshjen me argjentinasin por u ndal nga pjesa tjetër e skuadrës.