Plasin kritikat në drejtim të Mbappes e PSG-së

21:33 | 21 Maj 2022

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas thotë se oferta e pretenduar financiare e Paris Saint-Germain për të mbajtur Kylian Mbappe në klub dhe për të ndaluar lëvizjen e tij në Real Madrid është “një fyerje për futbollin”.

Reprezentuesi francez duket se do të qëndrojë në mënyrë sensacionale me kampionët e Ligue 1, vetëm disa ditë pasi thuhet se ra dakord për kushtet me Los Blancos, pasi skuadra e Parc des Princes e shtyu atë të qëndronte, përcjell ORAinfo.

Por Tebas ka mbetur i indinjuar nga vendimi dhe ka sulmuar presidentin e klubit PSG, Nasser Al-Khelaifi për sjelljen e tij gjatë gjithë aferës./ORAinfo/

Komento: