Partia Demokratike e Kosovës ka dal në përkrahje të platformës për dialogun me Serbinë.
Elmi Reçica në emër të grupit parlamentar të PDK, ka thënë se do të mbështesin platformën dhe se do të ofrojmë mbështetjen e tyre për të gjitha çështjet.
“PDK e ka shqyrtuar me vëmendje dhe e mbështet plotësisht, jo vetëm që e mbështet, por në kuadër të kësaj platforme do të kërkojë përgjegjësi nga delegacioni. Për herë të parë ne po diskutojmë për diçka para se të ndodh një çështje. Të gjitha janë të interesuar që kjo çështje të përmbyllet. Ne do të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme që kjo platformë të jetë e realizueshme në përpikëri”, tha ai.
Seanca e jashtëzakonshme është duke vazhduar pa prezencën e deputetëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes të cilët e kanë lëshuar sallën.
Kryengeciatori Limaj ndërkohë ka thënë se nuk është në interes të Kosovës zvarritja e platformës.
Kjo platformë nuk ka marrë përkrahjen e dy partive opozitare LDK dhe Vetëvendosje.