Platforma për dialogun kalon në Kuvend, neser mbahet seanca nga ora nëntë

17:26 | 06 March 2019

Pa prezencën e Vetëvendosjes dhe LDK-së, Komisioni për Punë të Jashtmë ka miratuar platformën për dialogun.

Platforma ka marrë gjashtë vota pro, ndërkaq që e njëjta pritet të dalë në votim nesër prej orës nëntë në Kuvend.

Në Komision nuk kanë qenë të pranishëm anëtarët nga Vetëvendosja dhe LDK’ja, të cilët kanë bojkotuar shqyrtimin e platformës.

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjtën të mbahet seancë e jashtëzakonshme, me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, me një pikë të vetme të rendit të ditës, plaformën për dialogun.

Kjo platformë është hartuar nga ekipi negociator i udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, ndërsa LDK e VV, ashtu si delegacionin kosovar, kanë deklaruar se nuk e përkrahin as platformën. /Express/

Komento: