Delegacioni shtetëror ka arritur në Kuvend, ku u ka dorëzuar liderëve tekstin e platformës për dialogun.
Bashkë kryesuesi i delegacionit kosovar për dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj ka arritur në Kuvend, ku edhe do të takohet me liderët për t’ua dorëzuar tekstin e draft-platformës së dialogut me Serbinë, raporton T7.
Mbrëmë pas disa orë punimesh delegacioni ka përfunduar këtë tekst, ndërkaq, sot do të dorëzohet te liderët për shqyrtim, për t’u përcjellë pastaj në Kuvend.
Limaj dje u deklaruar se pas marrjes së vërejtjeve ose sugjerimeve lidhur me platformën për dialogun nga ana e krerëve të shtetit, do ta dërgojnë atë në Kuvend, për çfarë shprehu besimin se deputetët njëherësh edhe do ta miratojnë.
Po ashtu ai, tha se draft-platformën finale do t’ua dërgojnë edhe dy partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilat nuk kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit negociues për dialogun me Serbinë.
Limaj do të takohet me presidentin Hashim Thaçin, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.