Platformën për dialog sot pritet të votohet nga Ekipi Negociator

08:01 | 14 Shkurt 2019

Ekipi Negociator pritet ta votojë sot Platformën për dialog.

Sot do të mbahet takimi i delegacionit Shtetëor ku pritet të votohet edhe Platforma për Dialogun.

Bashkëkryesuesi i këtij Delegacioni, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se Platforma për Dialogun pritet të votohet nga Delegacioni Shtetëror derisa të premten pritet të shkojë në Kuvend”, tha ai.

Ahmeti ka thënë se kjo Platformë për Dialogun nuk është dorëzuar akoma te presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Në Delegacion Shtetëror është Avni Arifi që përfaqëson kabinetin e kryeministrit dhe AAK-në. Enver Hoxhaj është po ashtu aty dhe përfaqëson PDK-në.

Komento: