
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, njoftoi se në takimin me kryeministrin Albin Kurti ka folur për statusin e pakicës kroate në Janjevë.
Ky takim mes tyre u zhvillua në margjinat e Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Plenkoviq tha se Kroacia do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës dhe thellimin e partneritetit.
“Urime Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për rizgjedhjen e tij! Ne vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe Kroaci-Kosovë dhe të mbështesim rrugën europiane të Kosovës. Gjatë Konferencës së Mynihut diskutuam situatën në rajon, sfidat e sigurisë dhe statusin e pakicës kroate në Janjevë”.
Kroacia kërkon nga Kosova që kroatët që jetojnë në Kosovë të njihen si pakicë në Kushtetutën e Kosovës.