Pleqnarët i përzunë nga fshati, vjen rrëfimi ‘rrënqethës’ i vëllaut të Donjeta Pajazitajt

18:18 | 10 April 2019

Rasti i Donjeta Pajazitajt ishte rasti që tronditi tërë vendin. Ajo u privua nga jeta në vitin 2015.

Pas dënimit të përjetshëm që e mori Naser Pajazitaj, i dënuari për rastin e Donjeta Pajazitajt, vëllai i saj ka treguar se familja e tyre kanë pasur probleme me “pleqnarët e fshatit”.

Shkëlqimi ka rrëfyer se çfarë u bëri presioni i “pleqnarëve të fshatit” që ata ta lëshojnë shtëpinë e tyre në Strellc të Deçanit.

Familja e Donjeta Pajazitajt edhe pse me dhimbje nuk po gjen qetësi shpirtërore pasi disa persona të fshatit po i trokasin në derë vazhdimisht për t’ia mbajtur plagët e dhimbjeve të hapura.

Shkëlqim Pajazitaj tregon se familja e tij është larguar nga fshati Strellc, duke u zhvendosur në Pejë, për fajin e “pleqnarëve”, të cilët sipas tij, po kërkojnë besë në lidhje me rastin e dorasit të motrës.

Vëllai i Donjetës thotë se asnjëherë nuk kanë synuar të hakmerren në familjen e Naser Pajazitaj për rastin që ka bërë, pasi tha se kjo punë i është lënë në dorë drejtësisë dhe ajo ka marrë vërdiktin e saj.

Familja e Donjetës, pas dënimit të përjetshëm, janë shprehur të kënaqur me dënimin.

Kujtojmë, se gjykata në gjykimin e parë Naserin e kishte shpallë të pafajshëm, por pasi u kthye rasti në rigjykim, Naseri mori dënimin e përjetshëm.

Shkëlqimi iu kthye edhe një herë rrëfimit se si ndodhi e gjithë ngjarja e motrës së tij.

Komento: