Grupi i tifozëve të Prishtinës, ‘Plisat’ po vazhdojnë të injorojnë kombëtaren e Kosovës. Edhe në kualifikuese ‘Euro 2020’, ‘Plisat’ do t’i qëndrojnë besnik kombëtares së Shqipërisë.
Kjo e fundit do të nisë nesër aventurën në eliminatoret e Evropianit 2020 ku do të përballet me Turqinë në sfidën e parë të kësaj fushate.
Në këtë përballje më shumë se kurrë, djemtë kuqezinj kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve.
Tifogrupi “Plisat” nga Prishtina ka qenë gjithmonë në mbështetje të ekipit kombëtar dhe nuk e kanë braktisur kurrë këtë të fundit.
Foto: Plisat duke përkrahur Shqipërinë
Nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”, ultrasit bardhekaltër lajmërojnë se në orën 10:00 do të nisen nga Prishtina drejt Shkodrës për të mbështetur Shqipërinë në sfidën ndaj Turqisë.
“PLISA, nisja jonë për Shkodër, për ndeshjen Shqipëri – Turqi bëhet nesër( e premte 22.03.2019) në ora 10:00 nga PARKINGU PRAPA STADIONIT”, thuhet në njoftimin e plisave.
Kujtojmë qe sante në ora 19:00 Kosova do të luaj ndeshje miqësore ndaj Danimarkës në stadiumin e Prishtinës ‘Fadil Vokrri’.
Në këtë ndeshje Kosova do të këtë mbështetjen e tifozëve të ‘Dardanëve’.
Stadiumi pritet të jetë krejtësisht i mbushur, pasi për një afat rekord janë shitur të gjitha biletat. /ORAinfo/
Foto: Tifozët e ‘Dardanëve’ gati për ta mbështetur Kosovën