Pllaka përkujtimore e heroit Izet Demaj në Istog është zhdukur

11:18 | 16 Shkurt 2020

Është zhdukur pllaka përkujtimore e heroit Izet Demaj në Istog është zhdukur.

Në policinë e Istogut është raportuar se pllaka përkujtimore e heroit Izet Demaj nuk është gjetur në lokacionin ku ka qenë e vendosur

Rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “Fadil Ferati” në Istog.

“Është raportuar se pllaka përkujtimore e Heroit Izet Dema nuk gjendej në lokacion ku ka qenë e vendosur”, thekson policia.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe kanë bërë ekzaminimin. Rasti është duke u hetuar.

Komento: